TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi ka arritur një fitore tepër të rëndësishme ndaj Udinezes me rezultatin 2-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, duke i’u falur dy golava të ralizuar nga “Tuku” Hoakin Correa (60′ dhe 68′).
Pas një pjese të parë të vakët me jo shumë raste të rrezikshme për shënim, zikaltërit e Simone Inzagit kalojnë në avantazh falë një super Hoakin Korrea i cili me shpejtësinë dhe aftësitë dribluese të tij ishte “vrastar” duke realizuar golin e parë të takimit në minutën e 60′.
Pas tetë minutash, ekzaktësisht në atë të 68′ ishte sërish sulmuesi argjentinas, “Tuku” Correa i cili me një goditje me të djathtën e tij në zonë e dërgon topin në trekëndësh dhe duke i dhënë tri pikët dhe fitoren e dytë radhazi në kampionat Interit.
Me këtë sukses zikaltërit renditen në vendin e tretë duke koleksionuar në 11 javë kampionat 24 pikë, ndërsa Udineze me këtë humbje klasifikohet në vendin e 14-të në kuotën e 14 pikëve.