TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, teksa në ndeshjen Gremio-Palmeiras e cila përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-2, ka ndodhur diçka që deri më tani nuk është parë.
Tifozët e Gremios të frustruar për të disatën humbje ku pas 28 ndeshjesh në kampionat klasifikohen në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.
Tifozët kanë shfryrë të gjithë inatin dhe zemërimin e tyre të këto muajve të fundit të zhgënjyer nga të besuarit e Vanger Mansinit duke zbarkuar në fushë dhe duke shkatërruar e thyer sistemin VAR në mënyrë proteste kundër vendimit të arbitrave që ishin në teknologji.
Gremios iu mohua një gol në minutën e 86′ të ndeshjes, gol që mund të ishte i barazimit 2-2, por iu anulua për një pozicion jashtë loje.
Nga mundësia e një 2-2 në një 1-3 për Palmeirasin që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90+5′ me anë të Brenos.
Një episod që shpërtheu tërbimin e disa prej tifozëve vendas, të cilët tejkaluan barrierat për të krijuar kaos duke i detyruar lojtarët e Gremios të shkojnë në dhomat e zhveshjes menjëherë pas bilbilit të trefishtë.
Përleshje edhe në tribuna, me përplasjet e tifozëve vendas me mysafirët në dy kthesat ngjitur, një situatë që mund të dërgojë në pasoja të rënda disiplinore ndaj Gremios dhe tifozëve të saj.