Teuta dhe Kastrioti kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 mes tyre në “Loro Boriçi” , në një sfidë ku lojtarët e stolit bënë diferencën.
Dueli i vlefshëm për javën e 7-të të Superiores kishte më pak emocione në pjesën e parë, me skuadrat që kërkuan shumë pak e rrezikuan shumë pak. Në pjesën e dytë ishte Teuta që gjeti shpejt golin me anë të Grudës (51′) të aktivizuar në fillimin e këtij fraksioni loje ndërsa më pas ritmi ishte shumë i ulët.
Por aktivizimi i Grecës i dha një ritëm tjetër krutanëve dhe në fund ata arritën të shënonin me Mudrazija (80′), i sapofutur në fushë pas dëmtimit të Grgiç. Krutanët kishin edhe dy mundësi të tjera shënimi, por nuk ia dolën të çonin topin në rrjetë dhe si përfundon. Morën një tjetër pikë që i jep moral pasi erdhi ndaj kampionëve në fuqi.