TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht katër qytetarë të cilët kanë marrë pjesë ditën e djeshme në protestën e organizuar kundër rritjes së çmimeve në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.
Përmes një njoftimi publik, policia e kryeqytetit bën me dije se po punohet për arrestimin e tyre, pasi akuzohen për bllokim të paligjshëm të rrugës.
Sipas policisë, dyshohet se këta persona janë identifikuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë protestë.
“Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.