AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 10:54

Nuk ka grup parlamentar, probleme për Monika Kryemadhin

Nuk ka grup parlamentar, probleme për Monika Kryemadhin

Mungesa e një grupi parlamentar duket se do t’u hapë probleme deputetëve të LSI-së në lidhje me fjalimet e tyre gjatë seancave plenare të Parlamentit.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi iu ka planifikuar atyre fjalime që zgjasin jo më shumë se dy minuta ndërkohë që deputetët e tjerë do të flasin shumë më gjatë.

Gjatë seancës së sotme janë planifikuar të flasin 29 deputetë, dhe secili do të mbajnë fjalime nga dy minuta, siç është për ata të LSI-së deri në 15 minuta për ministrat.

Basha do të ketë një kohëzgjatje 10 minuta për shembull. Po aq gjatë do të flasin edhe pjesa më e madhe e deputetëve të PS-së dhe PD-së.

LSI nuk mundi të gjejë edhe tre deputetë “borxh” për të ngritur një Grup Parlamentar duke bërë që të mbetet në Kuvend me katër të tillë. Madje kjo gjë shkaktoi edhe një tension mes tyre, ku PD nuk pranoi t’i ofrojë deputetë nga të vetët për të bërë Grupin Parlamentar.

Lista e diskutuesve, seancë plenare 7.10.2021

4. Ogerta Manastirliu 15 minuta

12. Selaudin Jakupllari 4 minuta

25. Ilirian Pendavinji 5 minuta

(Në emër të grupit) 15 minuta

(Në emër të grupit) 7 minuta

(Në emër të grupit) 10 minuta

(Në emër të grupit) 15 minuta