TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar zhvendosjen e një shkolle në Durrës, në truallin e të cilës deklaroi se do të ndërtohet një qendër tregtare.
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Basha tha se me anë të kësaj qendre tregtare do të pastrohen paratë, duke përmendur këtu emrin e Ardian Çelës, i cili drejtoi dhe fushatën e Partisë Socialiste në Durrës.
Kryedemokrati përmendi edhe emrin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkakut të Durrësit.
“Pse nuk hapen shkollat pse shtyhen? Sepse nuk ka shkolla sepse premtimi që shkollat do të ishin gati këtë vit nuk u mbajt.
Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës, do të ndërtohet më tej sepse do të grabitet trualli për të bërë qendër tregtare për të pastruar para, paratë e Çelajve, Dakove…,”– tha Basha ndër të tjera.