TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritjen ekonomike me 17.9% sipas qeverisë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e lidh me ditën e zgjedhjeve.
Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku theksoi se në SHBA ekonomi është rritur vetëm 6%. Ndërsa rritjen ekonomike në Shqipëri deputetja demokrate e quan si artificiale dhe e lidh atë me zgjedhjet.
“I lanë shqiptarët në mëshirë për një vit dhe krenohen se dhanë tre paga. Varfëria ka shkuar në 41%. Këto janë fakte dhe dokumenta të prodhuara nga ju. Është rritur ekonomia me 17.9%.
Amerika e ka rritur me 6%. E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Qeveria që mbron gjithmonë të madhin.
Qeveria e majtë që na jep ne këtu leksione për tregun, ndërkohë që kanë zhdukur konkurrencën,” tha Tabaku.