TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati për shifrat e raportuara në lidhje me pandeminë dhe kryesisht numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë përplasi sot në Kuvend dhe krijoi tensione mes liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Kur kjo e fundit i dha fjalën për replikë ministres Manastirliu, Basha ndërhyri duke kërkuar të drejtën e tij për të folur për procedurë duke u ngritur deri tek foltorja e Kuvendit.
Në këtë moment, Basha iu drejtua kryeparlamentares duke i kërkuar të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe ti japë fjalën opozitës.
Ndërkohë akuzoi se gjysma e deputetëve të PS nëse “SPAK nuk do i kishin zënë frymën”, nuk do të ishin në Parlament.
Ndërkohë që deputeti socialist ndërhyri nga vendi, kryeministri i kërkoi atij të mos flasë duke i ngritur dorën lart në shenjë stopimi.
“Ta tregoj unë ty pastaj ku do isha”- u shpreh Basha.
“Duke shpresuar që të kesh reflektimin sado të vogël se përndryshe pasojat do bien mbi ty pavarësisht se e kuptoj je skllavja morale e atij që të ka vënë aty, ne nuk të votuam, por je aty tani.”
Lindita Nikolla: Keni kërkuar fjalën për procedurë zoti Basha:
Lulzim Basha: Zonja Nikolla unë e kuptoj që je mësuar të marrësh komanda edhe urdhra me buton por kjo nuk është Asambleja e PS. As azil në njësinë 2 ku mund të bësh gjërat siç do ti
Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore por ka disa rregulla.
E këtu e para e punës nuk kishte asnjë të drejt të çohej zonja me vjershën që i kishte parapërgatitur regjizori, se askush si përmendi emrin.
Po kuptohet që jeni të gjithë me regji qendrore, ju edhe ata hajdutët e tenderave sekretë, është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz që i ka zënë grykën edhe SPAK-ut se përndryshe gjysma prej jush nuk do ishte këtu sot.
Edi Rama ngre dorën i drejtohet deputetit të PS të mos ndërhyjë.
Lulzim Basha: Gjysma prej jush nuk duhet të ishin këtu, se ku do isha unë do e shihje mirë ti ku do isha, por gjysma prej jush nuk di ishin këtu, ta tregoj ty unë pastaj ku do isha un por gjysma prej jush s’do ishin këtu.
Zbato procedurën, të paktën, mos u kthe në një hije të Lenka Çukos. Se procedura s’të jep të drejtën ta kthesh këtë Kuvend në një kotec.
Nëse s’do të mbahesh ti personalisht përgjegjëse për shkatërrimin që në nisje me gjithë pasojat të asaj që është themeli i një kuvendi qoftë të përçudnuar siç është ky i masakrës zgjedhore, që është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit të procedurës, nëse s’je aty thjesht si dispecer i ministrave e atij që të ka vënë aty bëj atë për të cilën je zotuar mediave, respekto procedurën, po ti s’ke sy për opozitën.
Megjithatë duke shpresuar që të kesh reflektimin sado të vogël se përndryshe pasojat do bien mbi ty pavarësisht se e kuptoj je skllavja morale e atij që të ka vënë aty se je aty tani.