AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 12:15

‘Grup kriminal dhe trafik kokaine’, Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

‘Grup kriminal dhe trafik kokaine’, Gjykata e Posaçme e

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine.

Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetëra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca.

Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.