AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 11:21

“Keni gënjyer’”/ Basha akuza qeverisë: 16 mijë viktima më shumë nga koronavirusi

“Keni gënjyer’”/ Basha akuza qeverisë: 16 mijë

Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me vaksinim anticovid. Basha ka thënë se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pandemisë ndërsa shton se autoritetet kanë dhënë shifra të rreme lidhur me vaksinimin por edhe me vdekjet nga covid.

Këtë akuzë Basha e bazon sipas tij në raportin e Komisionit Europian, sipas të cilit Shqipëria kishte shifrën më të lartë të vdekjeve për vitin 2020. Sipas kreut të PD-së, janë 16 mijë shqiptarë më shumë të vdekur se mesatarja e viteve të kaluara.

“Rendi i ditës së sotme që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer vendos pandeminë në qendër të debatit. Është diskutuar në komisione nga opozita për vaksinimin dhe shifrat e raportuara dhe institucionet ndërkombëtare. Si në traditën më të keqe ajoi që thuhet nuk bëhet.

Kanë gënjyer për ndihmën ekonomike për ribursimin e covid.

Tenderat abuziv kanë gënjyer. Në dosje që këndelle në gjumë SPAK.

Kanë gënjyer edhe për jetë e humbura që deri para 6 muajsh ishin 16 mijë prindër, nëna, baballarë dhe fëmijë.

16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara dhe jo shifra e qeverisë së rrenave. Këtë e konfirmon raporti i Komisionit Europian ku thotë se Shqipëria ka shifrën më të lartë të vdekjeve për vitin 2020” tha Basha.