AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 09:39

Reshjet e shiut shkaktojnë kaos në Tiranë, makinat ngecin në trafik, përmbyten rrugët

Reshjet e shiut shkaktojnë kaos në Tiranë, makinat ngecin në

Reshjet e dendura kanë nisur të japin pasojat e para në Tiranë.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga radha e gjatë e mjeteve që presin të kalojnë semaforët.

Kjo situatë është e rënduar në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës, ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga shiu.

Problematike mbetet zona e Astirit dhe ajo e Don Boskos.

Sot Shqipëria do të jetë e përfshirë nga një mot me shira të dendur.

Reshje do të ketë thuajse gjatë gjithë ditës, siç është parashikuar nga meteorologët.