TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë në San Siro si kundërshtar pas 18 vjetësh, Carlo Ancelotti nuk kënaqi askënd në mbrëmjen e Milan-Napoli: barazim që nuk i mjaftonte kuqezinjve, ashtu si dhe napoletanëve dhe karton i kuq për teknikun në fund të ndeshjes.
“Kartoni i kuq? Më shpëtoi një fjalë e keqe, që nuk e di më nëse është akoma fjalë e keqe – ironizoi Ancelotti -. Fillon me “k” e mbaron me “i”, por nuk i drejtohej as arbitrit për më tepër. Më nervozoi kartoni i verdhë i Fabian. Shpresojmë t’ia heqin por do të jetë e vështirë”.
Carlo Ancelotti analizon kështu ndeshjen e Napolit në Milano kundër kuqezinjve. “E dhuruam pjesën e parë, në të dytën provuam të fitojmë, por ishim pak të pasaktë”.
Nëse ka diçka që shkoi sipas parashikimeve në këtë ndeshje, ishte pritja e publikut kuqezi për ish-teknikun e tyre: “Të kthehesh në San Siro është gjithnjë kënaqësi.
Kemi gjetur një ambient krejt tjetër këtë herë, në krahasim me ndeshjen ndaj Interit: shumë korrekt ndaj Kalidou, e kjo duhet të ndodhë në të gjithë stadiumet”.