AKTUALITET, 27 Janar 2019, 09:53

Tentuan të vidhnin bankomatin, prangosen 2 autorët

Tentuan të vidhnin bankomatin, prangosen 2 autorët

Tentuan të vidhnin një bankomat të një filiali banke të nivelit të dytë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër u vunë E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

“Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në ‘Lagjen e Re’ Bulqizë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale ‘Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit’ , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal”, njoftoi Policia.

Të dy personat e arrestuar janë me precedentë të mëparshëm penale. Ata janë dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.