AKTUALITET, 26 Janar 2019, 23:43

Berisha për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit Lohan: Shqipëria humbi një mik të çmuar!

Berisha për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit Lohan: Shqipëria

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ish-ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Helmut Lohan.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, ambasadori Lohan ka dhënë një kontribut të madh për vendin tonë.

Ja statusi i Berishës:

Shqiperia humbi nje mik te çmuar!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te ambasadorit Helmut Lohan, diplomatit qe kryesoi ne vitet 2006-2010 perfaqesine e Komisionit Europian ne Shqiperi, vendi yne ka humbur nje mik te çmuar.

Ambasador Lohan dha kontribut te çmuar ne perpjekjet tona per integrim ne BE, kompletimin e procesit te marreveshjes se Stabilizim Asociimit, pranimit te kerkeses per anetaresim ne BE dhe pyetsorit nga Komisioni Europian si dhe liberalizimit te vizave me zonen Shengen.

Duke shprehur mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e tij te çmuar ndaj vendit tone dhe ngushellimet me te sinqerta familjes te Ambasadorit Helmut Lohan, i lutem Zotit qe shpirti i tij te gjeje paqen e amshuar! sb