AKTUALITET, 26 Janar 2019, 22:00

Daci varroset të dielën, homazhe edhe në Kuvendin e Kosovës

Daci varroset të dielën, homazhe edhe në Kuvendin e Kosovës

Zv.ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht sot në Brezovicë, do të varroset të dielën e 27 janarit në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Nesër janë parashikuar edhe homazhe për të në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:30 deri në 11:45.

Pas vdekjes së tij të shumta kanë qenë reagimet nga zyrtarët në Kosovë dhe Shqipëri për humbjen tragjike.

Kujtojmë që Arian Daci ndërroi jetën sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.