AKTUALITET, 26 Janar 2019, 21:30

Vdekja e ish-ambasadorit të BE-së, Bushati: Ishte mik i çmuar!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Bushati shkruan se Lohan, përveçse mik i çmuar,  ishte edhe një njohës i mirë i burokracisë europiane.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP”, shkruan ai.

Sad