TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo bën që turmat ta ndjekin. Magjia e tij është ngjitëse, madje gjithëpërfshirëse. Tifoz ose jo, çdokush do të kishte dëshirë që të paktën një herë në jetë të ndiqte “live” një ndeshje ku luan ai, “fenomeni” 33- vjeçar, apo për shumë, më i miri në botë. Sigurisht që jo vetëm tifozët juventinë, por edhe rivalët. Në këtë mënyrë faktori “Kristiano Ronaldo” është më real se kurrë.
Këtë e vërtetojnë shifrat e tifozëve nëpër stadiume, kërkesat e larta ose të shumëfishuara për bileta. Ditën e diel sulmuesi i bardhezinjve do të zbarkojë në Romë për të debutuar në arenën e “Olimpicos” me fanellën e bardhezinjve. Këtë herë si një i ftuar i klubit të Lacios.
Biletaritë krijuan radhë të gjata prej disa ditësh dhe tashmë të gjitha vendet janë ezauruar, duke parashikuar 60 mijë spektatorë ne “Olimpico”. Turmë entuziaste për “gladiatorin” Ronaldo.