AKTUALITET, 27 Janar 2019, 09:24

Napoli “turpëron” arbitrin Doveri me fakte: Fabian Ruiz është goditur me top në këmbë

Napoli “turpëron” arbitrin Doveri me fakte: Fabian Ruiz
Në Itali ndeshjet e mëdha përfundojnë gjithnjë me polemika në lidhje me vendimet arbitrare dhe Milan-Napoli nuk mund të bënte përjashtim. Klubi i presidentit Aurelio De Laurentiis konteston vendimin e arbitrit Doveri që në minutën e 48′ të pjesës së dytë ka ndëshkuar me karton të kuq Fabian Ruiz. Shoqëria e kaltër, në përfundim të ndeshjes ka publikuar një tweet ironik, mbi shkallën e gjykimit të arbitrit të ndeshjes: “Ky është faulli me dorë i Ruiz që shkaktoi kartonin e dytë të verdhë”, në foto shihet shenja që ka lënë goditja e fortë e topit në këmbën e mesfushorit, duke lënë të kuptohet se topi nuk ka goditur aspak dorën.