AKTUALITET, 27 Janar 2019, 09:00

VIDEO/ Skrapar, humb kontrollin e mjetit, burrë e grua përfundojnë në lumë

VIDEO/ Skrapar, humb kontrollin e mjetit, burrë e grua

Humb kontrollin mjeti përfundon në lumë. Makina ka rënë në lumë te vendi i quajtur Shkëmbi i Kopacit mbrëmë rreth orës 19:00. Mjeti ishte duke udhëtuar nga Poliçani në drejtim të Skraparit.

Në mjet ishin burrë e grua në momentin që makina ka rënë në lumë. Menjëherë kanë dalë nga mjeti dhe janë transportuar në spitalin e Skraparit të cilët kanë marrë plagë të lehta.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur, dhe as shkaqet e ngjarjes.