TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot 12 prefektët e rinj të 12 qarqeve të Shqipërisë, ku të gjithë ishin me profil ushtarak.
Tiranë: Suzana Jahollari
E para kolonele në Forcat Armatosura. Kolonele në rezervë. Komandante e Akademisë së Nënoficerëve “Thomson”. Drejtore në Drejtorinë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Me kualifikime në Holandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E aktivizuar në forume të NATO-s që lidhen me barazinë gjinore dhe çëshjte të tjera.
Kukës: Zenel Kuçana
Kolonel në rezervë, ka përballuar detyra të vështira. Ka qenë një nga ata që ka përballuar detyra të rëndësishme në krizën e vitit 1999 gjatë Luftës së Kosovës gjatë flukseve të vëllezërve dhe motrave të shpërngulura me dhunë nga Kosovë për në Shqipëri në atë kohë.
Dibër: Nexhbedin Shehu
Kolonol në rezervë. Ka kryer kualifikime të gjatë në Austri dhe në Gjermani. Ka kryer detyrën e komandantit të Akademisë së Mbrojtjes. Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Shkodër: Çesk Millja
Kolonel në rezervë. Ka drejtuar një sërë projektesh të modernizimit të Forcave të Armatosura. Ka kryer një sërë specializimesh ne Gjermani. Ka mbuluar detyrën e pedagogut në Akademinë Ushtarake. Drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes me Shtabin e Përgjithshëm.
Lezhë: Gjergj Prendi
Major në rezervë. Ka pasur një rol të spikatur në detyrat e rezërvës dhe ka kryer një sërë detyrash në kuadrin e Forcave të Armatosura.
Durrës: Roland Nasto
Kapiten i rangut të parë i forcave në rezerrvë. Ka kryer kualifikime afatgjatë në Turqi. Ka mbuluar detyrën e shefit të Forcave Detare si dhe komandant i Distriktit Detar.
Elbasan: Maksim Malaj
Gjeneral major në rezervë. Komandant i Brigaës së Reagimit të Shpejtë. Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Me kualifikime në Holandë, Gjermani dhe Kroaci.
Fier: Baki Bala
Kolonel në rezervë. Drejtor i Drejtorisë së Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes; drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes me Shtabin e Përgjithshëm, me kualifikim e në Shtetet e Bashkuara. Mban gradën Doktor i Shkencave. Ka drejtuar shumë projekte të rëndësishme te Forcat e Armatosura.
Berat: Harrilla Dafa
Kapiten i rangut të Parë të forcave detare në rezervë; komandanti i Distriktit Detar, komandant i kantierit të ndërtimit të anijeve në Vlorë. Drejtues në disa projekte të ndërtimit të anijeve moderne të forcave detare.
Vlorë: Flamur Mamaj
Me arsim ushtarak dhe civil universitar. Ka shërbyer për një kohë të gjatë në Forcat e Armatosura.
Korçë: Dhori Spirollari
Gjeneral brigade në rezervë. Drejtor i Personelit në Shtabin e Përgjithshëm. Komandant i Forcës Ajrore të Republikë së Shqipërisë. Me kualifikime në Gjermani. Me gradën Doktor i Shkencave.
Gjirokastër: Astrit Alia
Kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në Rezervë; komandant i Akademisë së Forcave Detare; atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Itali. Me kualifikime afatgjatë në Itali.
(Tpz.al)