AKTUALITET, 1 Nëntor 2017, 16:35

Edi Rama fortifikohet me prefektë ushtarakë: Do luftojmë kanabisin!

Edi Rama fortifikohet me prefektë ushtarakë: Do luftojmë

 

Kryeministri Edi Rama, u shfaq sot në një konferencë për shtyp, i rrethuar nga 12 persona, të cilët i prezantoi si prefektët e rinj. Pa dhënë ndonjë shpjegim se përse u larguan prefektët e vjetër, të cilët i shkarkoi në bllok,  Rama shpjegoi se roli i prefektit do të ndryshojë rrënjësisht. Ai listoi një numër detyrash për prefektët e rinj, ku spikat lufta kundër kanabisit.

"Jemi të angazhuar t'i shkojmë nga pas dhe t'i vëmë prapa hekurave, rrjetet dhe elementët kriminalë. Për të rimarrë për publikun asetet e tyre. Roli i prefektëve merr një rëndësi të veçantë."

Duket se kryeministri kërkon të pastrojë imazhin që po vërtitet në mendjet e shqiptarëve, të një qeverie ku ministri i brendshëm mund të ketë qenë i përfshirë direkt në trafikun e drogës. Mbetet e paqartë si do të ndihmojnë këta prefektë, në situatën e rëndë ku gjendet vendi, sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, megjithatë kryeministrin Rama,  i cili i mendon më së shumti si operacione PR-i  këto lëvizje, edhe mund ta ndihmojnë. /TPZ.AL/

Emrat e Prefektëve të rinj:

Kukës: Zenel Kuçana, kolonel në rezervë

Dibër: Nexhbedin Shehu, kolonol në rezervë

Shkodër: Çesk Milja, kolonel në rezervë

Lezhë: Gjergj Prendi, major në rezervë

Durrës: Roland Nastokapiten detar i rangut rezërve

Elbasan: Maksim Malaj, gjeneral major në rezervë

Fier: Baki Bala, kolonel në rezervë, dr.shkencash

Berat: Harrilla Dafa, kapiten i rangut të parë të forcave detare

Vlorë: Flamur Mamaj, ushtarak

Korçë: Dhori Spilloari, gjeneral brigade rezervë

Gjirokastër: Astrit Halili, ushtarak,

Tiranë: Suzana Jahollari, kolonele në rezervë