Corey Kilgannon dhe Joseph Goldstein për New York Times / Përgatiti: TPZ.AL
Sayfullo Saipov mbërriti në SHBA në vitin 2010, fillimisht në shtetin e Ohios.
"Babai ma prezantoi si një njeri që sapo kishte mbërritur në SHBA dhe do të qëndronte me ne", tha 22 vjeçari, Bekhzod Abdusamatov.
Saipov, i dyshuar si terroristi që vrau 8 persona në New York, erdhi në Amerikë nga Tashkent, kryeqytetit i Uzbekistanit. Ai dinte shumë pak anglisht dhe në ditët e para pas mbërritjes në SHBA, filloi të kërkonte punë dhe të mësonte anglisht.
Më pas Saipov u shpërngul në Florida, ku filloi të punonte si shofer kamioni. "Ai ishte një njeri shumë i mirë kur e takova. I pëlqente shumë Amerika dhe ndihej me fat që ishte këtu. Nuk më dukej si terrorist megjithëse nuk e njihja mire", u shpreh miku i tij Kobiljon Matkarov.