TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me një status mjaft të ashpër, pas emërimit të 12 prefektëve të rinj nga kryeministri Rama. Prefektët ishin kryesisht ushtarakë rezervë. Basha i quan ata "shërbëtorë të Ramës që edhe frymë nuk do të marrin pa lejen e tij". Kryetari i PD-së thotë se këta prefektë, së shpejti do t'i shërbejnë Habilajve dhe familjeve mafioze.
Statusi i plotë:
Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.
TPZ.AL