TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Mafia shqiptare, e cila ka shumë fuqi në Angli, është gjithashtu një kërcënim në rritje në Holandë. Ajo luan një rol kryesor një ambientin e drogës në Amsterdam”.
Kështu shkruhet në një artikull të holandez Parool.nl, pas arrestimeve të shtatë trafikantëve shqiptarë në Amsterdam, ku u kapën tre automatikë, një granatë dorë, dhjetëra kile kokainë, para të shumta dhe shumë drogëra të lehta.
Gjithçka ka ardhur pas një investigimi prej më shumë se një vit e gjysmë të policisë holandeze në bashkëpunim me atë italiane;
Autoritetet holandeze kontrolluan 14 shtëpi të përdorura nga gangsterët shqiptarë, pjesë e një grupi jashtëzakonisht të madh trafikantësh, ku sipas policisë holandeze janë më shumë se njëqind të tillë.
“Shqiptarët janë të njohur për cilësinë e shkëlqyer të kokainës dhe çmimit të mirë që ata ofrojnë. Kundër rivalëve ata veprojnë me dhunë”, shton portali holandez.
“Ata shpesh qëndrojnë në apartamente luksoze me garazhe, në të cilat mund të hyjnë pa u vënë re. Në Angli, kriminelët shqiptarë zotërojnë gjysmën e tregut të kokainës. Ata kontrollojnë rrugë të tëra me dyqane dhe kanë investuar në prona të patundshme dhe hoteleri”, shton portali, që përmend se “kriminelët shqiptarë rregullisht martohen me prostituta rumune për të fitua status ligjor në Europën Perëndimore”. (d.f/Tpz.al)