AKTUALITET, 1 Nëntor 2017, 13:35

32-vjeçari shqiptar pranon se ka vrarë avokatin e njohur grek

32-vjeçari shqiptar pranon se ka vrarë avokatin e njohur grek

32 vjeçari shqiptar pranon se ka vrare avokatin e njohur grek, Mihalis Zafiropulos. Njoftimi jepet zyrtarisht nga policia greke.

“Nuk doja ta vrisja, doja ta frikesoja duke e qelluar ne kembe“, ka pohuar 32 vjecari, sipas policise.

Policia thotë se është identifikuar edhe personi i dytë që mori pjesë në vrasje.

Avokati greke u ekzekutua mbrëmjen e 12 tetorit në zyrën e tij në Athinën qendrore.

Autorët kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë. Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve dhe kontrollit të trafikut në zonë.

Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish deputetit të Demokracisë së Re Nondas Zafeiropoulos. Vrasja e tij nxiti një reagim nga partitë politike të Greqisë.