AKTUALITET, 1 Nëntor 2017, 18:27

Si prefektja e re e Tiranës, kolonelja Jahollari fitoi gjyqin me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami

Si prefektja e re e Tiranës, kolonelja Jahollari fitoi gjyqin me ministrin

Perfektja e re e Tiranës, Suzana Jahollari, “e para kolonele në Forcat Armatosura”, siç e konsideroi Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të 12 prefekteve të rinj, tashmë kolonele në rezervë, është një emër i njohur për gjykatat shqiptare. Perfektja e re e Tiranës e ka fituar gradën e Kolonelit, më 3 shtator 2009.

Vendimi i 652 i Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 19 mars 2013, i dha të drejtë asaj përkundrejt një udhri të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami në kohën e qeverisë “Berisha 2” për ta nxjerrë atë në “pension”.

[gallery ids="15378,15379,15380,15381,15382,15383"]

Ish-komandante e Akademisë së Nënoficerëve “Thomson” paditi Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, për rikthimin në detyrë të saj, pas urdhërt nr.930, datë 27.05.2011 “Per daljen ne rezerve të oficereve aktive”, çka i mohoi të drejtën për të konkuruar për gradën pasardhëse, ate të "Gjeneralit".

Jahollari ishte asokohe në detyrë Komandante e Akademisë së Nënoficerëve “ Thomson” detyrë të cilën e ka kryer për një përiudhë njëvjeçare ngas 1 maj 2010 deri më 27 maj 2011.

Jahollari e filloi karrierën si oficere, më 1 shtator të vitit 1980, pasi kreu Shkollën e Lartë të Bashkuar te Oficereve, pra 31 vjet karrierë ushtarake deri në lrimin e saj. Ajo ka qënë në periudhën 1 shkurt 2009 deri më 1 prill 2010, drejtore e Inspektimit te Pergjithsëm në Ministrinë e Mbrojtjes. (Tpz.al)