TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Nate Tabak, ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar dhe ka shoqëruar disa policë të cilët identifikojnë dhe asgjësojnë zonat e mbjella me kanabis. Gazetari përshkruan në reportazhin për median PRI, situatën e kanabisit në Shqipëri dhe punën e policisë për asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella më këtë bimë.
"Ekipi i Eltonit - më së shumti burra në moshë të mesme me bark - fillojnë punën. Ata marrin disa mostra për t'i dërguar në laborator - për të konfirmuar atë që është e dukshme, se bëhet fjalë për marijuana. Më pas ata i këpusin këto bimë dhe i grumbullojnë. Eltoni merr një shishe të mbushur me gasolinë, e hedh në një nga grumbujt dhe i vë zjarrin. Flakët e përfshijnë shumë shpejt kanabisin, i cili ishte gati për t'u korrur. Era që shoqëron këtë djegie ka kutërbimin e kanabisit"
Gazetari Tabak, shpjegon situatën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe shqetësimin që sjell ky kultivim dhe trafikim për mbarë Europën.
"Shqipëria është furinizuesja më e madhe e marijuanës që rritet në natyrë për Europën, sipas Europolit. Një aksion i policisë shkatërroi prodhimin e fshatit, Lazarat që njihej si kryeqyteti i kanabisit. Në këtë fshat, banorët kultivonin marijuana në nivele shumë të larta, për vite me rradhë".
" Por kjo nuk zgjati. Kultivimi i kanabisit, është një biznes jashtëzakonisht i madh në Shqipëri, dhe ka një fitim prej milarda dollarësh. Kultivimi i kësaj bime, u rrit sidomos në vitin 2016 dhe 2017, duke u përhapur në zona të ndryshme, kryesisht rurale të një vendi me popullësinë më të varfër në Europë. Qeveria e Edi Ramës, në kuadër të integrimit në BE, ka rritur përpjekjet për shfarosjen e kësaj bime"
Më pas gazetari tregon një situatë, që e konsideron sa komike por edhe shqetësuese. Polici me emrin Elton, i rrëfen gazetarit se si në një rast ,ai hasi një kultivues kanabisi i cili po transportonte ushqim për punëtorët e tjerë dhe në vend që ta ndiqte, i sekuestroi bukën sepse policët ishin të uritur.
" Eltoni më tha se njëherë rastiti përballë me një burrë në mes të pyllit, i cili mbante në duar disa qese me bukë. Ai dyshoi se burri ishte një kultivues i kanabisit dhe me siguri po i çonte ushqim një kolegu. Eltoni nuk kishte prova për këtë dhe nuk mund ta arrestonte. Megjithatë, policia i sekuestroi bukën, sepse ishin larg makinave. Unë qesha, me pak nervozizëm por edhe çudi për këtë akt i cili shkelte rregullat dhe ishte disi shqetësues."
Tabak flet edhe për polemikën që çështja e kanabisit ka krijuar në Shqipëri dhe sidomos luftën politike që e shoqëron atë. Por për disa nga policët, si në rastin e Eltonit, këto polemika jaë të parëndësishme.
"Unë nuk i lexoj gazetat, por flas nëpërmjet punës time. Unë pres bimë çdo ditë, çdo ditë. Dhe deri tani kam prerë miliona euro", u shpreh polici me emrin Elton.
Nate Tabak - PRI / Përgatiti: TPZ.AL