AKTUALITET, 1 Nëntor 2017, 13:28

Si u pagua Mimi Kodheli dhe gjenerali i saj për fikjen e radarëve!

Si u pagua Mimi Kodheli dhe gjenerali i saj për fikjen e radarëve!

Ish kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook nën logon e mesazhit të qytetarit dixhital shprehet se ish ministrja Kodheli dhe gjeneral Jeronim Baze ishin të  paguar nga narkobandat për gjendjen e punës së radarëve .

Kjo deklaratë mashtruese thotë Berisha  dëshmon se në narko-shtetin e ‘Noriegës, narko-bandat e partisë diktojnë edhe deklarata që lexojnë para mediave narko-ministrat.

Ish kryeministri i bën thirrje prokurorisë të nisë me përparësi hetimet për bashkëpunimin e Kodhelit - Baze me Saimir Tahirin si dhe rolin e ‘Noriegës’ në koordinimin e këtij bashkëpunimi.

Statusi i plotë i qytetarit dixhital sipas Berishës:

“Pershendetje doktor Deklarimi i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli para mediave, më datën 19 shkurt 2014, gjatë vizitës në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa, Durrës, me rastin e ngritjes së kapaciteteve të vëzhgimit të hapësirës detare (e cila shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo, dhe Seks-eristi KRAJA), për “vendosjen në funksion të plotë pune të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare - SIVHD-së” nuk ishte i vërtetë, sepse deri në atë datë ishin vendosur në gadishmëri pune vetëm 3 nga 7 radarë të sistemit. Ky deklarim ishte një mashtrim spektakular dhe shumë i guximshëm, veçanërisht përpara përfaqësuesve ndërkombëtar që monitorojnë këtë qendër, mashtrim i cila ka vazhduar edhe në sallën e Parlamentit Shqiptar (Ministria Kodheli ka deklaruar që janë vendosur në muajin Janar 2014). Kushtet dhe faktorët që detyruan Ministren të pranojë këtë llojë deklarimi jo të vërtetë kanë qënë tepër dominues, imponuese, detyrues ndaj/nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. Firma (sepse kisha marre 20% esi "dhurate per krishtlindjet) duhet ta kishte realizuar kontratën për vendosjen në gadishmëri pune të sistemit deri në 15 shkurt 2014., kontratë e cila u zgjat edhe me 45 ditë të tjera edhe me nje shtese kontrate 20% tjeter (sepse Mrika u embelsu shume nga hera e pare).

Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli mashtroj gjithashtu me deklarimet si për: kohën e mos funksionimit të sistemit (sipas deklarimit të saj: “jo funksional prej mëse 3 vjetësh”- pra prej vitit 2011), sikurse "mashtron cdo here per Radaret) , sikurse edhe për kostot financiare për riparimin e sistemit (referuar deklarimit të saj: gjysmën e fondit të parashikuar nga qeveria e mëparshme).

Sistemi i radarëve ka patur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012, deri në muajin maj të vitit 2013 ka patur në gjendje pune pjesërisht katër radarë dhe prej shtatorit 2013 vetëm dy radar në gjendje pune, por kur sistemi nuk ka qënë jashtë funksionit, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi në hapësirën detare shqiptare.”