TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjnai ka replikuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili tha sot para gazetarëve se do të shkruhet historia duke paralajmëruar se “nuk ka burrë nënë që do mund të instalojë sistemin komunist në Shqipëri”.
Ai thotë se kreu i legjislativit ka dështuar në histori ashtu siç ka patur fatin edhe me punën e negociatave.
Postimi i Manjanit:
"Sot bëhet historia"- tha.
Po kët histori e ka bërë Enveri, jo Ai!
Dështak edhe në histori, si me punën e negociatave e jo vetëm.
Të gjithë thonë "prapa më vjen historia". Edi Ramës i vjen gjithnjë përpara. Tironsit thonë "qenke gdhi me kurrizin para".
Jeton me historinë e të tjerëve dhe i duket si e vetja.