AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 11:08

Opozita nuk zhgënjen, ja pjesëmarrja e ulët e votuesve në rang vendi

Opozita nuk zhgënjen, ja pjesëmarrja e ulët e votuesve në


Sot qytetarët shqiptarë votojnë për qeverisjen vendore. Prej 5 orësh, ata i janë drejtuar kutive të votimit, duke zgjedhur për kryetarin e ri të bashkisë së tyre.

Po si janë shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje? A po bojkotojnë qytetarët shqiptarë zgjedhjet?

Në Tepelenë deri më tani kanë votuar 1373 votues nga 12703, ndërsa Lazarati ka zgjedhur bojkotin. Edhe në Gjirokastër pjesëmarrja është e ulët pasi deri më tani raportohet se ka kanë votuar vetëm 1500 persona.

Sa i përket qarkut të Elbasanit, deri në orën 10:30 mësohet se në Gramsh kanë votuar 10%; në Librazhd 9.5%;

Elbasan 8%; Peqin 5%; Cërrik 8%; Belsh 11% dhe Përrenjas 9%.

Ndërsa përqindja më e ulët e votimit është regjistruar në Shkodër dhe në Krujë e Kurbin, ku pjesëmarrja është vetëm 2-3 %.