AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 11:02

VIDEO/ Skandal në Gjirokastër, komisioneri i PS voton për të moshuarën

VIDEO/ Skandal në Gjirokastër, komisioneri i PS voton për të


Në Gjirokastër ka nisur që prej orës 07:00 procesi i votimit në të gjitha QV-të.

Ndërsa vëzhgonte nga afër procesin, kamera e News 24 ka mundur të fiksojë momentin kur një e moshuar nuk voton vetë.

Për të ka votuar një komisioner i PS. Ai është parë bashkë me të në kutinë e fshehtë të votimit, ndërsa i plotëson asaj fletën e votimit.

Kujtojmë që në qark janë 124 mijë votues, 7 KZAZ dhe 235 QV. Garë ka vetëm në Këlcyrë ku ka dy kandidatë.