AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 10:34

Gjykata vendos, Saimir Tahirit i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

Gjykata vendos, Saimir Tahirit i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

Krimet e Rënda marrin një vendim të papritur për Saimir Tahirin. Mëngjesin e sotëm, grupi i prokurorëve drejtuar nga kreu i këtij institucioni, Besim Hajdarmataj, i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda me kërkesën për të bllokuar pasaportën e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kërkesa erdhi pas shqyrtimit të dosjes voluminoze, dërguar nga autoritetet Italiane dhe përkthyer nga Ministria e Drejtësisë.

Nga përgjimet që ndodheshin në dosje, doli se Tahiri ishte i implikuar në aktivitetin kriminal të familjes Habilaj.

Duke qenë në detyrën e lartë atë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka favorizuar grupin kriminal të trafikonte i pashqetësuar drogë drejet Italisë., jo pak por për më tepër se katër vite me radhë.

Habilajt kishin ngritur rrjetin e tyre të informatorëve në radhët e Policisë së Vlorës.

Por jo vetëm kaq, ata kishin lidhje të ngushta dhe informatorë edhe nga qendra e radarëve të Ushtrisë.

Tahiri i ka mohuar akuzat,edhe pse në çdo dalje është shprehur se do të jetë në dispozicion të organit të hetimit.

Nga ana tjetër,e mbrojti  gjatë seancës në Kuvend, kur prokurorët kërkuan heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e tij.

TPZ.AL