AKTUALITET, 31 July 2026, 13:20

Beqaj lirohet nga burgu, Berisha: Do të dilte sepse vjedhjet e mëdha i bëri me Ramën! Hysaj, drejtoreshë në qeveri? Kreu i PD: Individë që shiten e blihen sipas tregut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lirimin nga burgu të Ilir Beqajt, për të cilin GJKKO caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

I pyetur nga gazetarër, Berisha u shpreh se “Beqaj do të lirohej nga burgu, pasi vjedhjet e mëdha i ka bërë me Ramën”.

Sipas Berishës, ky vendim tregon se sistemi i drejtësisë është nën kontroll të plotë nga Edi Rama.

“Lirimi i Ilir Beqajt është  dëshmia flagrante e kontrollit të plotë total të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama, totalisht. Vetë akuza kundër tij ishte qesharake në raport me plaçkitjen e qindra miliona eurove. Sterilizimi dhe iniciator është Edi Rama se dilte me një gërshrë të thyer dhe një pincë të thyer se me ja cfarë operoheshin, rriten me 84% çmimin e sterilizimit në Shqipëri. Ilir Beqaj do dilte sepse vjedhjet e mëdha i bëri me Edi Ramën”, tha Berisha.

Po ashtu kreu i PD komentoi edhe ikjen nga PD të Jola Hysajt, e cila u emërua nga kryeministri Rama si drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Turizmit.  Sipas Sali Berishës, ka edhe individë që blihen e shiten sipas tregut të qeverisë.

“Në një narkoshtet të bazuar në drogën, korrupsionin dhe vjedhjen, natyrisht opozita, korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës, rrënimi i opozitës është politike kryesore e diktatorit Edi Rama. Në këtë kuadër gjenden edhe individë që shiten e blihen sipas tregut të qeverisë. Por opozita qëndron më e pamposhtur ndaj tij dhe e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti. Një njeri që bazon qeverisjen në akte të tilla tregon sesa primitiv është si njeri”, u shpreh kreu i PD.