TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kati i parë i një pallati në qytetin e Burrelit në të cilin nuk banonte njeri u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish-oficerave dhe bizneseve aty pranë.
Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht, zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtepijake të papërdorshme.