AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 19:11

Zgjohet Tirana e Memës, fiton ndaj Flamurtarit

Zgjohet Tirana e Memës, fiton ndaj Flamurtarit

Tirana merr më në fund një fitore me shumë peshë me Ardian Memën në stol. Bardheblutë mposhtën me rezultat minimal në “Selman Stërmasi” Flamurtarin me gol të Edon Hasanit në minutën e 87-të, duke u ngjitur në vendin e shtatë me një pikë më shumë se Luftëtari, që luan me Partizanin në Gjirokastër.

Një sfidë e hapur me raste të pastra shënimi nga të dyja skuadrat dhe me episode shumë të diskutueshme, sikurse ishte anulimi i kartonit të kuq të dhënë për Pollozhanin për prekje të topit me dorë (kartoni i dytë i verdhë), një rats ky i paprecedent, pasi kryesorit Sokoli iu nevojitën tre minuta kohë për të anuluar kartonin e verdhë e rrjedhimisht edhe të kuqin). Gjithsesi në fund festa ishte e tëra bardheblu, me Tiranën që shkon në këtë pauzë dimërore me qetësinë e duhur dhe me moralin lart, për të shpresuar të një pjesë e dytë e sezonit me të tjera rezultate e sigurisht me donatorë të rinj, sikurse premtoi edhe presidenti Refik Halili.

Një disfatë që rëndon shumë në kampin kuqezi, pasi nuk u shfrytëzua një mundësi idelae për t’u ngjitur të paktën përkohësisht në vendin e katërt, që do ta afronte më shumë skuadrën e Ilir Dajës e zonën Europiane.