TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas fjalorit që përdori nga foltorja e Kuvendit, ku i ktheu përgjigje akuzave të Taulant Ballës, kryetari i PD-së Lulzim Basha vjen me një mesazh ndjese.
Drejtuar qytetarëve shqiptarë, përmes një postimi në Twitter Basha theksoi se të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, është niveli më i ulët i politikbërjes.
“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.”, shkruan Basha.
Akuzat e Taulant Ballës:
“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” tha Balla.