TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu u mund në transfertë nga Kamza me rezultatin 1-0 dhe ky rezultat, ndoshta mund të ishte surprizë për të gjithë për javën e 18 të Kategorisë Superiore, por jo për Shkëlqim Muçën. Pak ditë më parë, Muça ishte i ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’ në RTSH dhe në një moment, bën parashikimet e tij për sa i përket javës së fundit të fazës së dytë.
Ai ka arritur të parashikojë saktë humbjen e Skënderbeut në takimin ndaj Kamzës, duke qenë i sigurt për parashikim e tij. Përveç humbjes së Skënderbeut, ai ka bërë parashikime edhe për ndeshjet e tjera, ku njëra luhet sot. Në takimin Tirana-Flamurtari, ai parashikon fitoren e Tiranës.
“Kukësi mund Kastriotin dhe Kamza ndaj Skënderbeut më duken të sigurta. Të tjerat nuk i di. Fiton Tirana, barazim i Partizanit dhe fitore nga Teuta”, shprehej Muça pak ditë më parë.