AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 16:19

Rruga ‘Edi Rama’ në Surrel, ironia e Manjanit: ‘Dead man walking’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ironizuar një prej rrugëve në Surrel, që mban pikërisht emrin e kryeministrit Edi Rama.

Manjani shkruan se në rastin e rrugëve, emrat vendosen për të nderuar kujtimin e të vdekurve.

“More vërtetë i paska vënë rrugës në Surrel emrin e vet Ky!!

Po emrat e rrugëve i vënë të gjallët për të nderuar e kujtuar të vdekurit! Nuk ka bërë vaki t’ja vënë emrin rrugës në të gjallë!

Mos po na qeveris një dead man walking?!

???”, shkruan Manjani.