TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas thirrjeve të ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, ku tha se nëse maxhoranca nuk voton ‘Vetingun në Politikë’, do të përballen me “djemtë që do rrëmbejnë armët” pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të marrë vendimin për perjashtimin e tij.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci tha se Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:30 për të marrë vendimin për Berishën si dhe Lulzim Bashën.
Gjithashtu Byroja Kombëtare do shqyrtojë edhe kërkesën e PD për të penalizuar kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa është firmosur nga disa deputetë te PD, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.