TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arritur të vërë në pranga një 42-vjeçar, të shpallur në kërkim kombëtar për disa vepra penale.
I arrestuari është shtetasi Kelmend Kruja, 42 vjeç, banues në lagjen “Dyle Haxhire” të Elbasanit, i cili akuzohet për “mashtrim”, “vjedhje” dhe “drejtim të mjetit në gjendje të parregullt”.
Lajmi për arrestimin e tij është bërë i ditur nga policia, e cila me anë të një njoftimi për shtyp.
“Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
• Kelmend Kruja, 42 vjeç, banues në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.
Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim” si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.( të gjitha masat e dënimit në mungesë)
Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.”