AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 18:26

Përplasen dy makina, tre të plagosur me urgjencë në spital

Përplasen dy makina, tre të plagosur me urgjencë në spital

Një aksident mësohet të ketë ndodhur sot në Përrenjas, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë plagosur tre persona, mes tyre një fëmijë.

Burimet bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një “Toyota Yaris” dhe një tjetër automjet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Toyota “Yaris”, Amares Zharri 37 vjeç ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.