AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 14:11

Zgjedhjet/ Urdhri i Arta Markut për prokurorët, Bardhi: Po humb kohën kot

Zgjedhjet/ Urdhri i Arta Markut për prokurorët, Bardhi: Po humb


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas lëvizjes së fundit të bërë nga kyeprokurorja Arta Marku, për urdhrin e firmosur prej saj për prokurorët lidhur me situatën para e paszgjedhore në vend.

“Përfaqësuesja e Ramës në prokurori po humb kohë me shkresa pa vlerë. Krimet duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi”- shkruan mes të tjerash Bardhi.

Postimi i Bardhit:

Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017.

Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje.

Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi.

Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri.

Boll më me lojëra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!