TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë mjaft i prerë në një deklaratë për mediat, lidhur me votimet e 30 Qershorit. Fill pas takimit me përfaqësuesen e SHBA-ve, Basha u shpreh se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa opozitës, se ato nuk do të lejohen, nuk do të pranohen dhe nuk do të njihen.
“Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Proces zgjedhor pa opozitën, nuk është proces zgjedhor. Nuk do lejohet, nuk do pranohen, nuk do të njihen zgjedhjet pa opozitën. Presidenti i Republikës, ka çdekretuar datën e zgjedhjeve. Çdo hap i Edi Ramës për të bërë zgjedhje është i paligjshëm. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data e votimeve një partiake”, – u shpreh Basha.
Basha gjihashtu u shpreh se televizionet Kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, i shërbejnë qeverisë dhe janë "vegla qorre" të Edi Ramës. Këto televizione nuk transmetojnë lëvizjen "Edhe Unë", e cila ka nisur nga intelektualë dhe artistë, të cilët zotohen se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. Basha tha se veçanërisht Top Channel, nuk i transmeton më aktivitetet e opozitës.
/TPZ.al/