AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 13:25

Burri vret gruan me sëpatë në Babicë të Vlorës

Burri vret gruan me sëpatë në Babicë të Vlorës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Babicë të Vlorës. Burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Një konflikt brenda në familje, ka bërë që burri të marrë sëpatën dhe të qëllojë gruan.

Fillimisht gruaja është transportuar për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihet nëse policia e ka arrestuar agresorin.

Burri e ka goditur me sëpatë në kokë gruan, pas debatit që ka patur mes tyre. Policia është njoftuar nga fqinjët e çiftit.