AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 12:56

‘Paska pas hall të madh Ulsiu’, Braimllari: Bërtet për drejtësi të re, i kapur në përgjime...

‘Paska pas hall të madh Ulsiu’, Braimllari: Bërtet


Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimallari ka komentuar me një postim në facebook sjelljen e kreut të komisionit të ligjeve të Parlamentit shqiptar Ulsi Manja i cili doli i kapur në shkelje të ligjit me përgjimet e publikuar nga Bild për zgjedhjet në Dibër.

Sipas drejtuesit të lartë të LSI, “tani kuptohet qartë pse Ulsiu luftonte, mbronte me Zell të madh zgjedhjen në kundërshtim të Kushtetutës Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme”.

“Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim Ulsi nuk keni parë gjë akoma...”, shkruan Braimllari.

Postimi i tij i plotë:

Ulsi Manja Kryetari i Komisionit të Ligjeve, personi që flet lart e poshtë për një drejtësi të re, të pa kapur, për një drejtësi që do të trondisë vendin, është i kapur zyrtarisht në përgjime nga Prokuroria shqiptare.

I kapur duke shkelur ligjin duke i ofruar gradim në detyrë një shefi policie sepse ai paska dhenë kontribut të jashtëzakonshëm për Rilindjen në fushatë dhe ka realizuar objektivat në Dibër.

Madje, Ulsiu i thotë në përgjim zyrtar që: “ti je per më nalt, na duhesh për gjera të mëdha”...

Për çfarë gjerash të medha i duhet Ulsiut? Për trafik të lëndëve narkotike?? Apo për të mbushur xhepin e Ulsiut me para nga trafiku i drogës?!

Tani kuptohet qartë pse Ulsiu luftonte, mbronte me Zell të madh zgjedhjen në kundershtim të Kushtetutës Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme.

Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim Ulsi nuk keni parë gjë akoma...