TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sulmoi qëndrimin e Ilir Metës për çështjen e zgjedhjeve tha se ky qëndrim e nxori kreun e shtetit jashtë shinave unifikuese, madje sipas tij ka edhe konflikt interesi brenda pasi duhet të vendoste për gruan e tij.
“Si mund të mbante qëndrim tjetër Meta, kur këshillohet gjithë ditën nga Petrit Vasili e Fahri Balliu?
Ky është autogoli politik më i rëndë që ka bërë ndonjëherë Meta në karrierën e tij”, – tha Veliaj duke shtuar se qëndrimi më dinjitoz i ditës së nesërme të Presidentit të Republikës do të ishte dorëheqja e tij.
Veliaj tha se Meta vendosi pasi Vasilit e Berishës iu refuzua viza amerikane. A e synon Veliaj postin e kryeministrit? Publikisht ai e mohon duke bërë propagandën e radhës.
“Nuk është fare, ambicia ime politike të merrem me një ngarkesë të tillë politike.
Nëse do merrem me punët e qytetit nuk mund të merrem dhe me atë.
Po ta keni vënë re unë nuk mungoj kurrë në mbledhjet e bashkisë, jam i fokusuar aty”, – tha Veliaj.