AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 12:45

Kuksianët e kërcënojë për mitingun, Rama reagon me foton e Dakos në fushatë


Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mitingun e radhës në Kukës.

Por nga ana tjetër demokratët e Kukësit kanë paralajmëruar se atje nuk do të ketë një mikpritje të mirë. Bashkim Shehu, kreu i PD-së në Kukës, thotë se kryeministri do të përballet me shkollën e korrektimit në Kukës.

Por Rama pas këtyre reagimeve të PD-së ka publikuar disa foto nga fushatat e tij në qytete të ndryshme të vendit kur përcjell mesazhin se 30 qershori po afron.

“Me Valbonën #PërDurrësinQëDuam me Arturin #PërKrujënQëDuam me Eltonin #PërShijakunQëDuam #PërShqipërinëQëDuam #30Qershor”, shkruan ndër të tjera Rama. Ajo që vihet re është se kryeministri ka publikuar edhe një foto të Vangjush Dakos në fushatë.