TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka firmosur sot urdhrin për prokurorët, për masat administrative dhe procedurale për prokuroritë për periudhën para dhe pas zgjedhjeve.
Në urdhrin e mëposhtëm sqarohet se qëllimi i tij “është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cenojnë procesin zgjedhor”.
Mes te tjerash në udhëzim që mban firmën e Markut, saktësohet se “Prokurorët janë në gatishmëri së bashku me oficerët e policisë gjyqësore nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 22:00 të darkës”.
Sipas udhëzimit, pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë.
