AKTUALITET, 25 Prill 2019, 17:55

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Ekomomi: PD braktisi reformën zgjedhore, tani kemi vizione për vendin

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Ekomomi: PD braktisi reformën zgjedhore, tani


Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, në një intervistë për "FaxNews",  komentoi situatën aktuale politike, zgjedhjet e 30 qershorit por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe komentimin e partisë së re ‘Bindja Demokratike’.

“Partia Socialishte  dhe Partia Demokratike  kishte filluar procesin për të reformuar sistemin zgjedhor dhe në moment e fundit opozita zgjodhi të digjte mandatet. Por në këtë fazë që jemi tani kemi konsoliduar një komision me përfaqsuese të opozitës së re dhe të pozitës, për të vijuar atë që la në mes opozita që tashmë është jashtë Kuvendit.”

Ekonomi ka vijuar më tej, duke u shprehur se deputetëve të rinj mund t’u besohet reforma zgjedhore sepse ata vijnë pikërisht nga listat e partive dhe të zgjedhur nga liderat e tyre.

“Deputetët e rinj ishin pjesë e pjesës së dytë të listave nga partitë që dogjën mandatin.Këta janë deputet të zgjedhur nga liderat e partive, kështu që nuk duhen paragjykuar. Ata janë deputet të elektoratit dhe mund të lexohen dhe të kuptohen shumë qartë nga elektorati i tyre. “

Deputetja e Partisë Socialiste e ka mbyllur fjalën e saj duke komentuar veprimin e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërine.

“Ai është vendim i Holandës dhe neve shumë pak na ngelet për të diskutuar  por naga ana tjetër rikthimi i vizave  tregon një veprim të mendimeve të një grupi deputetësh të caktuar. Janë 5 kritere për rikthimin  e vizave, kam përshtypjen e që ky është nga ato lloj vendimesh që PS do e marrë në konsideratë, dhe do të vazhdojë betejën e saj.”