AKTUALITET, 25 Prill 2019, 15:38

Zyrtare/ Gjykata pranon kërkesën, regjistrohet partia Bindja Demokratike

Zyrtare/ Gjykata pranon kërkesën, regjistrohet partia Bindja


Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e bërë nga Bindja Demokratike, duke e regjistruar atë si parti politike.

Vendimi për regjistrimin e Bindjes Demokratike është marrë sot, ndërsa kërkesa është bërë dy ditë më parë. Po ashtu, Bindja Demokratike ka bërë kërkesë edhe në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Më 23 prill, Astrit Patozi zyrtarizoi projektin e tij politik nën siglën e “Bindja Demokratike”. Një një kumt të lëshuar për mediat, BD njofton se, nga sot Shqipëria do të ketë një parti opozitare më shumë.

Gjithashtu, BD bën me dije se nismëtarët e kësaj partie, që janë rreth katër mijë firmëtarë kanë mandatuar një bord të përkohshëm të përbërë nga disa figura të njohura në PD si Arben Skënderi, Leonard Olli, Valbona Mezini dhe Fabian Topollaj.

Astrit Patozi është komanduar si koordinator i kësaj partie.